Tiranë – Miratohet liberalizimi i vizave

Sipas informacioneve të fundit votimi ka qenë unanim. Kjo është një ngjarje historike për shqiptarët, ndërkohë që lëvizja e lirë do të hyjë në fuqi në mes të dhjetorit. Pas votimit pritet botimi i vendimit në Fletoren Zyrtare të Bashkimit Europia.Vendet e Bashkimit Europian, të cilat bëjnë pjesë në zonën Shengen, kanë marrë siguri nga Komisioni Europian se Brukseli do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në këto vende, që përfitojnë nga heqja e vizave. Liria me vizat do të jetë për 3 muaj, më pas për shtetasit që shkelin rregullat do të ketë penalizime. Lëvizja do të jetë për çdo shtet të zonës Shengen, përveç Britanisë dhe Irlandës. Komisioni i BE-së i ka kërkuar Tiranës dhe Sarajevës zyrtare t’ua bëjnë të qartë qytetarëve të tyre se udhëtimi pa viza nuk është një biletë për azil ose qëndrim në BE, pas problemeve që u përball Europa me azilkërkuesit e Maqedonisë vitin e kaluar.

Advertisement