Aktori i njohur Julian Deda ka kujtuar me mall babain e tij, aktorin e mirënjohur Zef Deda, me rastin e 1-vjetorit të ndarjes nga jeta.
Në një postim prekës në rrjetet sociale, Juli ndau një fotografi ku shfaqet duke puthur të atin në faqe, duke i dërguar simbolikisht një tjetër puthje drejt qiellit. Krahas fotos, aktori shkroi:
“365 ditë pa ty, bos. Po të dërgoj një puthje si kjo në foto. Më mungon, babo..! T’du fort.”
Me fjalë të ndjera, Juli shprehu dashurinë dhe mungesën e madhe që ndjen çdo ditë për të atin, ndërsa përcolli një mesazh të veçantë për ndjekësit e tij:
“Duajini, respektojini, përqafojini dhe puthini prindërit sa më shumë, sepse do vijë një ditë e do kuptoni se kjo jetë nuk mjafton për t’ua shprehur gjithë dashurinë.”