Netanjahu dhe Bajden u takuan në pragun e një konference amerikano-hebraite në Nju Orleans. Shefi i Pentagonit, Robert Gejts më vonë i deklaroi mediave se “nuk është dakord me mendimin se vetëm kërcënimi i besueshëm ushtarak do ta bindë Iranin që t`i japë fund programeve të armëve bërthamore”. Perëndimi beson se Irani synon të prodhojë uraniumin e pasuruar, që ta përdorë atë më pas për prodhimin e armëve atomike, akuza që Teherani i ka hedhur poshtë. Nga ana tjetër SHBA-të e Izraeli gjithmonë kanë përsëritur se sa i përket Iranit të gjitha opsionet janë në tryezë.