SHBA – Marrëveshje të reja me Indinë

“Marrëveshje të tilla mund të krijojnë 50 mijë vende të reja pune në Shtetet e Bashkuara”, ka deklaruar shefi i Shtëpisë së Bardhë. Gjithashtu, ai ka ftuar Indinë që të lehtësojë barrierat e saj në fushën e tregtisë dhe investimeve, në mënyrë që të rriten marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve. Më herët gjatë ditës së sotme presidenti amerikan, i shoqëruar nga bashkëshortja Michelle, vizitoi hotelin “Taj Mahal”, ku nderoi viktimat e sulmit terrorist të vitit 2006. “Shtetet e Bashkuara dhe India janë të bashkuara në luftën kundër terrorizmit”, deklaroi Obama, duke e cilësuar Mumbain si qytetin simbol të rezistencës qytetare.

Advertisement