Egjipt – Qeveria do të mbrojë kishat

Lajmin e ka bërë të ditur ministri për punët juridike dhe zëvendëssekretari i Partisë Kombëtare Demokratike në pushtet, Mufid Shehab, gjatë vizitës në një kishë të Aleksandrisë. Ai i është referuar kërcënimeve të një grupi irakian të Al Kaedës ndaj komunitetit të krishterë. Shehab ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së sigurisë kombëtare dhe stabilitetit përpara tentativave për të ndezur ndarjen sektare.

Advertisement