Tiranë – Mediu: sezoni i verës ishte problematik

Duke folur në tryezën për javën e ujit ministri Mediu ka deklaruar prerë se nuk do të lejohet që vitin e ardhshëm të ndodhë e njëjta situatë si këtë sezon turistik. “Sezoni i verës ishte problematik. Jemi në nivel të pakënaqëshëm nga subjektet private dhe nga pushteti vendor. Ne nuk mund t`i kthejmë fitimet tona në dëm të qytetarëve. Nuk mund të ndërtohen komplekse turistike dhe të mos krijohen depozita të veçanta për ujrat e bardha dhe të zeza” theksoi Mediu. Ai gjithashtu theksoi se Shqipëria ka marrë pjesë në projekte të shumta për burimet ujore me vendet fqinje si dhe në ngritjen e komiteteve për menaxhimin e tyre. Gjithashtu Mediu theksoi se po punohet që legjislacioni i vendit tonë për menaxhimin e ujrave të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Advertisement