Pas takimit me anëtarët e kryesisë së LDK-së, ai tha se vazhdon të mbetet pas qëndrimeve të deklaruara më herët se do të vazhdojë ta respektojë statutin e partisë në lidhje me kandidaturat. I pyetur nëse ka ndërmend të tërhiqet nga gara për t’i lënë vend kandidimit të Isa Mustafës , Sejdiu tha se kjo gjë do të bëhet publike shumë shpejt. Ish-presidenti i vendit, është takuar edhe me kryetarin e Prishtinës, Isa Mustafa, por nuk janë dhënë detaje rreth këtij takimi. LDK-ja këtë të dielë do të mbajë Kuvendin e Shtatë Zgjedhor të partisë, ku do të zgjidhen organet e reja drejtuese, përshirë edhe kryetarin e partisë.