Formula e re e sigurimit të makinave: Ja sa do të paguajmë nga 1 janari 2025.

Nga 1 janari 2025, drejtuesit e automjeteve në vend do të përballen me një formulë të re të përllogaritjes së primit të sigurimit të detyrueshëm motorik, ku për disa çmimi do të jetë më i ulët dhe për disa do të rritet.

Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Drejtoresha ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, prezantoi rregulloren e miratuar së fundmi. Ajo shpjegoi se primi do të llogaritet në bazë të 7 elementeve të riskut, siç është mosha e shoferit, vjetërsia e makinës, historiku i dëmeve, fuqia motorike, etj,

Advertisement

Do të ketë një gërshetim midis karakteristikave te mjetit dhe drejtuesit, por nëse makinën ia le dikujt tjetër, malusi i shkon jo vetëm drejtuesit te automjetit por edhe pronarit e mjetit. Një dëm i ndodhur gjate vitit të fundit, do ketë efekt vetëm për vitin e ardhshëm. Ndërse për ata që shkaktojnë 2-3 dëme, atëherë do të jenë më të penalizuar”.

Drejtuesja e AMF theksoi se ekziston e gjithë databasa e duhur e historikut të dëmeve në mënyrë që të bëhet një llogaritje e saktë.

AMF ka një regjistër ku çdo dëm qe kalon tek kompanitë ,vjen tek ne dhe ne i kemi pasur te gjitha te dhënat e nevojshme për të bere këtë rregullore.”