Tiranë – Mazhoranca i ofron opozitës zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Në një konferencë të posaçme për shtyp, kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli në emër të mazhorancës i ka ofruar opozitës, institucionin kushtetues të Avokatit të Popullit, i mbetur vakant pas mbarimit të afatit kushtetues të ish Avokatit të Popullit, Ermir Dobjani. “Kjo është oferta jonë e fundit serioze për opozitën”, theksoi gjatë deklaratës së saj kryeparlamentarja Topalli. Zonja Topalli sqaroi se këtë ofertë tashmë ia kanë dorëzuar kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, duke bërë me dije se tashmë mazhoranca po pret të miratojë në kuvend emrin e ri të Avokatit të Popullit, që kërkon shumicë të cilësuar në parlament, prej 84 votash. Sipas kryeparlamentares Topalli kusht për kandidatin për Avokat të Popullit është që ai të mos ketë dhënë gjykime politike gjatë periudhës së diktaturës dhe të mos ketë shkelur të drejtat e njeriut.

Advertisement