Reperi Kendrick Lamar do të kryesojë shfaqjen e pjesës së parë të Super Bowl. Kjo do të jetë hera e dytë që artisti fitues i çmimeve Grammy dhe Pulitzer do të performojë në një nga ngjarjet më të lakmuara në muzikë – por do të jetë hera e parë si artisti kryesor i eventit.
“Muzika rap është ende zhanri më me ndikim deri më sot. Dhe unë do të jem atje për t’i kujtuar botës pse“, tha Lamar në një deklaratë. “Ata morën të duhurin.”
Super Bowl do të mbahet më 9 shkurt në New Orleans, Luiziana. Lamar performoi së bashku me Dr Dre, Snoop Dogg, Eminem dhe Mary J Blige në shfaqjen Super Bowl 2022.
Reperi i lindur në Compton, 37 vjeç, njihet si një nga tekstshkruesit më të mirë në zhanrin hip-hop. Në vitin 2018, ai u bë artisti i parë hip-hop që fitoi çmimin Pulitzer për muzikë.
Lamar bëri bujë këtë vit për konfliktin publik me reperin kanadez Drake, ku dy yjet publikuan një seri këngësh ‘diss’ në fillim të këtij viti. Dy nga këngët me kontribute nga Lamar u bënë hite të mëdha, duke përfshirë Future dhe Metro Boomin’s Like That dhe Lamar’s Not Like Us.
Artistë si Rihanna, Usher, Beyonce, Rolling Stones dhe Bruce Springsteen janë ndër artistët e tjerë të mëdhenj që kanë performuar në këtë ngjarje sportive. Super Bowl është ngjarja më e madhe sportive në SHBA, duke tërhequr dhjetëra miliona shikues, si dhe duke u transmetuar në të gjithë botën.