Greqi – Ndalohet posta ajrore

Policia greke po kërkon pesë persona të dyshuar se janë pjesë e një grupi të së majtës ekstreme, të njohur si “Komploti i celulave të zjarrit”. Të paktën 11 pako të tilla janë gjetur në Athinë, shumica e të cilave kishin si destinacion ambasadat e huaja. Shërbimi i postës ajrore u ndërpre në mënyrë që doganave t’u jepet kohë që të skanojnë dërgesat para se t’i cojnë ato në destinacion. Ndërkohë, edhe kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje për forcimin e masave të sigurisë për postën ajrore, pasi një pako ishte drejtuar për në zyrën e saj në Berlin. Ndërsa policia italiane po heton pasi një pako e dyshimtë mori flakë në aeroportin e Bolonjës dhe që kishte si destinacion zyrën e kryeministrit Silvio Berlusconi.

Advertisement