Republikani John Beiner, pritet të jetë kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, pas fitores në shtetin e Ohajos, duke zëvendësuar kështu demokraten Nancy Pellosi. Ai tha se presidenti Obama e mori në telefon për ta uruar për fitoren gjatë një telefonate të shkurtër por të kënaqshme sipas tij. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve është pozicioni më i lartë në këtë dhomë dhe ndihmon për të përgatitur axhendën legjislative të partisë që përfaqëson dhe ka autoritetin që të drejtojë debatet aty. Me një nivel papunësisë në shifrën 10%, sondazhet treguan se situata ekonomike ka qenë vendimtare për votën e amerikanëve.