Sipas kësaj force politike BE refuzoi kërkesën për marrjen e statusit të vendit kandidat. “Shqiptarët e dinë që vizat ua hoqi Europa jo qeveria që vodhi votat për të vjedhur Shqipërinë”, tha në deklaratën e saj, anëtarja e Asamblesë Kombëtare të PS, Megi Ajtyresa. PS e konsideron qeverisjen e Berishës si dështim dhe kërkon largimin sa më parë të tij.


