Sjellja e gardianes së burgut në Angli që kreu marrëdhënie seksuale me një të burgosur është kritikuar rëndë edhe nga familjarët e saj.
Gardiania Linda De Sousa Abreu mund përballet me burg pasi pranoi akuzat për sjellje të pahijshme. Ajo u pushua nga puna në HMP Wandsworth pasi video ku shihej ajo duke kryer marrëdhënie me një kriminel të dënuar në qelinë e tij, u bë virale muajin e kaluar.
29-vjeçarja vitin e kaluar së bashku me burrin e saj, kanë marrë pjesë në një programin Open House: The Great Sex Experiment në Channel 4, një program ky që çifte të ndryshme ndërrojnë partnerët me njëri-tjetrin.
Ajo gjithashtu ka një llogari të OnlyFan, ku prezantohet me shkrimin: “Unë jam një latine seksi e martuar lumturisht që dëshiron të ndajë përmbajtje të nxehtë me ju”.
Të afërmit e gardianes e cila është e martuar dhe ka një fëmijë, kanë folur për herë të parë dhe ndikimin që ka pasur ky rast në jetën e tyre. Motra e saj tregon se kur e mori vesh që po punonte si një gardiane në burg, e porositi që të mos bënte asnjë gabim duke njohur tipin dhe stilin e saj.
Madje miqtë e bashkëshortit të saj në një deklaratë për MailOnline, treguan se ai u trondit nga video dhe pasojat që ajo solli.
“Ne të gjithë bëjmë gabime dhe ndonjëherë na rrëmben impulsi, por ndoshta është një nga vendimet më të këqija që ajo ka marrë”, tha një nga miqtë.
Për këtë skandal ka reaguar edhe vjehrri i saj, ku u shpreh: Ajo është personi përgjegjës dhe duhet të marrë përgjegjësi. Burri i saj nuk e dite se çfarë po bënte ajo. Ajo është një idiote.
Po ashtu edhe të afërmit e burgosurit janë lënduar dhe shokuar nga kjo video. E dashura e tij e cila pret të sjellë një fëmijë në shtator u shpreh se u mërzit shumë kur pa videon dhe u ndje aq keq sa kërkoi trajtim spitalor.
37-vjeçari, i cili është transferuar në një burg tjetër ndihet keq për atë që ndodhi, sipas deklaratës që ka dhënë motra e tij. Sa i përket të ëmës së tij, ajo ia hedh fajin gardianes. “Nëse ajo ofrohet në një pjatë, djali im do e marrë atë”, shprehet nëna e të burgosurit.