Tiranë – MPJ: humbja e kompjuterit të komunikimit nuk ndikon në sigurinë e ministrisë

Thursday, January 15, 2026

“Secila përfaqësi e pajisur me këtë teknologji komunikon me MPJ me çelësin e vet të kriptuar, të individualizuar, të ndryshëm nga çelësat dhe kodet e përfaqësive të tjera. Humbja e këtij kompjuteri nuk ka asnjë ndikim, të asnjë lloji apo natyre mbi sigurinë e sistemit të komunikimit të klasifikuar të MPJ”, citon MPJ në këtë deklaratë. Duke sqaruar gjithashtu se kompjuteri nuk mund të përdoret, sistemi i shifrimit nuk mund të abuzohet dhe materialet e ruajtura në të nuk mund të lexohen pa futur kodet përkatëse, të cilat në asnjë rast nuk kanë rënë në dorë të keqbërësve. “Pretendimi se është vënë në rrezik siguria e dokumentave të NATO-s është absolutisht i pavërtetë. Republika e Shqipërisë ka ende në ndërtim e sipër rrjetin e komunikimit të klasifikuar me NATO-n. Në stadin e tanishëm nuk janë përfshirë asnjë nga përfaqësitë tona, përveç misionit të NATO-s në Bruksel. Asnjë nga ambasadat e Republikës së Shqipërisë, në stadin aktual, nuk merr ose shkëmben informacione të klasifikuara të NATO-s. Pretendimin e sipërpërmendur e deklarojmë shpifje pa asnjë bazë dhe me dëm të pamerituar për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë dhe marrëdhënieve të saj me NATO-n”, citon ndër të tjera deklarata. Duke përfunduar se nxjerrja e kopjes se dokumentit zyrtar, është një shkelje e etikës profesionale të komunikimin zyrtar midis ministrisë së Punëve të Jashtme dhe parlamentit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -