Indonezi – Moti i keq nuk lejon shpërndarjen e ndihmave

Autoritetet kanë konfirmuar se mbi 400 persona kanë vdekur, ndërkohë që shumë trupa të tjerë duhet të rekuperohen nga nga zonat bregdetare. Tsunami u shkaktua nga një tërmet nënujor me një fuqi prej 7.7 ballë i shkallës Rihter. Skuadrat e shpëtimit po mendojnë t’i shpërndajnë ndihmat nga ajri, por nuk ka helikopterë të mjaftueshëm për të arritur në zonat e shkatërruara. Qeveria ka premtuar miliona dollarë për të mbështetur përpjekjet, por agjencitë e ndihmave thonë se personat në ishuj kanë nevojë urgjente për ushqim dhe strehim.

Advertisement