PDU e cilëson një fyerje të rëndë që i bëhet jo vetëm kujtimit të tyre por edhe dinjitetit të çdo shqiptari. Partia për Drejtësi dhe Unitet vlerëson se duhet një ndërhyrje urgjente dhe energjike e shtetit shqiptar karshi këtyre akteve vandale që janë të përsëritura. PDU i bën një thirrje të qartë shtetit shqiptar që të veprojë me force e urgjentisht për të dekurajuar përfundimisht recidivistët, por mbi të gjitha për të ruajtur dinjitetin njerëzor të shqiptarëve. “Pushteti vendor dhe banorët e Boboshticës që denoncuan, vërtetuan paligjshmërinë e këtij akti të turpshëm gjen mbështetjen pa ekuivok të Partisë Drejtësi dhe Unitet dhe duhet të gjejë po të njëjtën mbështetje nga shteti shqiptar”deklaron PDU.