Tiranë – Felaj depoziton padi ndaj bashkëshortit të ministres Bregu

Sipas deputetes socialiste kërcënimi me jetë ndaj familjes së saj është bërë për shkak të denoncimit në emër të Partisë Socialiste të përfshirjes së Ajazit dhe vëllait të tij në dhjetra koncensione hidrocentralesh lokale. Deputetja Felaj pohon se Ajazi i ka thënë në sy të dy kolegëve se bashkëshorti i saj do ta ketë pas atë gjithë jetën. Ndërkaq bashkëshorti i ministres Bregu ka deklaruar se ka qendruar vetëm 30 sekonda në lokal dhe nuk ka shkëmbyer asnjë fjalë me deputeten.

Advertisement