Në një intervistë për “Radio Kosova”, Lunacek nuk ka dhënë një datë të saktë se kur kjo do të ndodhë, por ka nënvizuar se një gjë e tillë është e pashmangshme. “Këtë ma ka konfirmuar personalisht komisioneri Pierre Mirel. Nuk mund ta them me siguri të plotë, por shpresoj se strategjia e vizave do t’i jepet Kosovës këto muaj, brenda vitit”, ka pohuar Lunacek. Eurodeputetja ka pranuar se Kosova nuk i ka plotësuar ende të gjitha kushtet për të arritur heqjen e vizave, por ka theksuar se ajo nuk mund të lihet e izoluar në Ballkan. “Fakti që Kosova ka mbetur e izoluar në Ballkan është arsyeja përse vazhdimisht bëj trysni tek PE që të procedojë sa më shpejt me Kosovën”, ka shtuar Lunacek.