Maqedoni – Barroso kërkon zgjidhjen e kontestit të emrit

Barroso, pas takimit me Gruevskin në Bruksel, deklaroi në një konferencë për shtyp se pret që edhe këtë vit Maqedonia të marrë një raport pozitiv nga KE, por edhe që të arrihet zgjidhja për çështjen e emrit. “Vitin e kaluar kemi dhënë rekomandimin për fillimin e negociatave për anëtarësimin dhe për liberalizimin e vizave. Ajo ishte një mirënjohje e qartë për reformat e realizuara dhe inkurajim për zgjidhjen e kontestit të emrit. Ka ardhur koha që vendi të mos e lëshojë këtë shans historik. Çështjet e identitetit janë të rëndësishme, por më e rëndësishme është që e kaluara të mos mbajë peng të ardhmen”, deklaroi Barroso. Ai u bëri thirrje të dyja palëve të përfshira në kontest që të tejkalojnë këtë pengesë sa më shpejt të jetë e mundur. “Shpresoj se kjo do të ndodhë dhe çështja e emrit do të zgjidhet. Kjo është e rëndësishme për Maqedoninë, për rajonin dhe të gjithë ne në Evropë”, shtoi presidenti i KE-së.

Advertisement