Pogradec – Jashallari fiton zgjedhjet në Trebinjë

Jashallari ka fituar zgjedhjet për kryetarin e kësaj komune me 76 vota më tepër kundrejt rivalit të tij të Partisë Socialiste Behar Kastrioti. Në votim u thirrën 2 500 votues ndërsa mësohet se kanë marrë pjesë rreth 51% e tyre. Zgjedhjet e djeshme të parakohshme në komunën Trebinjë u bënë me dekret të Presidentit Topi, pas arrestimit të kryetarit Gjergji Buzo që u shkarkua më pas nga kryeministri Berisha për korrupsion pasiv.

Advertisement