Sipas Xhafajt, votimi dëshmoi paaftësi dhe papërgjegjshmëri para ligjit dhe se moskryesja e procedures se fshehte tregoi frikën e Berishës se nuk mund të kontrollojë më as deputetët e tij. Xhafaj e konsideroi si vendim antikushtetues dhe abuziv miratimin e ligjit për kompleksin e ri parlamentar. “Vendimi abuzon me paratë e qytetarëve. Më parë u shpenzuan 8 milionë euro për rikonstruksionin e Piramidës për teatër, ndërsa tani do të paguhen qindra mijëra euro vetëm për projektin, duke vjelur taksat e qytetarëve të varfër”, tha Xhafaj. Zyrtari socialist propozon anulimin e vendimit dhe përdorimin e fondeve për rikonstruksionin e universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Xhafaj foli edhe për tryezën e reformës zgjedhore, të cilën ai e quajti formale duke theksuar se PS nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj për transparencë në përputhje me rezulutën e Parlamentit Evropian. “Zgjedhjet e 28 qershorit nuk i deformoi kodi, por shkelja e tij. Nuk ka reformë pa bërë më parë transparencën e zgjedhjeve”, tha Xhafaj.