Konkretisht, forcat e policisë kanë zhvilluar 1 orë mësimore me klasat e 5-6-7-8-9-ta të shkollave 9-vjeçare “Asim Zeneli”; “Derviçan”; “Nepravishtë”; “Avni Rustemi”; “Bularat” etj. Mësimi është përgatitur në formë elektronike me tema të përshtatshme për nxënësit nga ana e specialistit për edukimin dhe sigurinë rrugore. Ndërsa për javën e ardhshme, orët mësimore për edukimin e sigurinë rrugore si dhe për bashkëpunimin polici-shkollë dhe implementimin e filozofisë së policimit në komunitet do të vijojnë në shkollat 9-vjeçare të qytetit të Tepelenës, Memaliaj si edhe komunave përkatëse.