Tiranë – Berisha: oferta që i kemi drejtuar opozitës është e sinqertë

“Unë jam dakord me kreun e PS-së se zbatimi i ligjit pati probleme. Por pavarësisht kësaj unë nuk mund mos them se procesi zgjedhor pati gjykatësit dhe ekspertët që e mbrojtën atë”, tha Berisha. Në lidhje me kërkesën e opozitës për garantimin e zgjedhjeve të ndershme, Berisha u shpreh se opozita duhet të përcaktojë vetë se “kush do të monitorojë ligjin”. Ai u shpreh se rezoluta e Parlamentit Europian nuk ka shtuar asgjë më tepër sesa atë që mazhoracna i ka dhënë opozitës prej një viti. “Detyrimet morale të një mazhorance, pas 20 vitesh pluralizëm, për të qenë tërësisht të hapur ndaj saj, por edhe besim ndaj opozitës. Nëse unë do të kisha dyshimin me të vogël nuk do t’i thosha opozitës, t’i shkruaj se unë po votojë. Unë nuk do të bëja ofertë nëse këto mendime do të ishin jashtë standardeve ndërkombëtare”, tha Berisha. Ai u shpreh se ndryshimet në Kod dhe hetimi i zgjedhjeve nuk mund të bëhen dy muaj para zhvillimit të zgjedhjeve. “Unë kam bërë ofertën time. Unë ju garantoj se ky dokument do të shqyrtohet me seriozitet” tha Berisha në lidhje me ofertën e fundit të opozitës.

Advertisement