Tirane – Ceshtja Basha shtyhet me 10 prill

Kolegji Penal i Gjykates se Larte shtyn për në 10 prill vendimin për Ministrin Lulzim Basha që po hetohet për shpërdorim detyre dhe favorizim në tendera lidhur me fondet për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Punëve Publike. Relatori i ceshtjes, Spiro Spiro deklaroi se nuk eshte ne praktiken e Gjykates qe te jape vendime ne dite pushimi. Dita e sotme eshte pushim per te gjitha institucionet shteterore, per shkak se Dita e Veres, ishte diten e shtune. Ministri Basha i shoqëruar nga ish-drejtori Juridik i Rrugëve, Andi Toma është paraqitur sot për herë të dytë përballë Gjykatës së Lartë ku do të përballeshin sërisht me akuzat e ngritura nga ana e prokurorisë për abuzime në lidhje me rrugën Durrës-Kukës-Morinë. Mesohet se ne salle ka patur replika mes avokateve mbrojtes te Bashes dhe Tomes dhe prokuroreve te ceshtjes se rruges Durres-Kukes. Avokatet kane shprehur shqetesimin e tyre per mosdhenien e vendimit, kur te gjitha palet ishin te pranishme ne salle. Javë më parë përballë këtij Kolegji Penal, pala mbrojtëse e ish minisitrit të Transporteve kërkoi mbylljen e cështjes pasi, sipas avokatit, klienti i tij nuk është i pandehur pasi nuk i është komunikuar akuza nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme. Avokati Zef Nikaj deklaroi në seancën gjyqësore se Kolegji Penal nuk mund të shqyrtojë dosjen Basha pasi ka 2 vendime të njëpasnjëshme të gjykatave sipas të cilave prokuroria ka tejkaluar të gjitha afatet e hetimit. Në po të njëjtën seancë prokurori Arben Kraja për herë të parë publikoi faktin se në dhjetor të vitit 2008 ditën kur organi qëndror i akuzes i ka cuar në ministrinë e Jashtme dosjen me akuza, 2 punonjës të kësaj ministrie po të njëjtën ditë e kanë kthyer dosjen duke e lënë në shkallët e Prokurorisë së Përgjithshme. Në seancën e kaluar zoti Basha dha shpjegime në lidhje me çështjen dhe pretendimet e tij për çështjen e afateve hetimore. Ne seancen me 27 shkurt, u vendos qe pikerisht me 16 mars, te jepej vendimi i Gjykates se Larte nese ceshtja penale, ne ngarkim te Bashes, nen akuzen e shperdorimit te detyres dhe abuzim me fondet ne rrugen Durres – Kukes, do te vazhdonte apo jo. Seanca do të zhvillohet sërisht me dyer të mbyllura për median. Pas një hetimi një vjecar Basha u akuzua nga Prokuroria e Përgjithshme për “shpërdorim detyre“ dhe “favorizim në tendera“ lidhur me fondet për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash gjatë kohës kur drejtonte ministrinë e Punëve Publike. Dëmi i shkaktuar është 232 milionë euro. Kolegji penal vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më 10 prill.
Advertisement