Tirane – Zhvillohet Konferenca e OSBE-së për Ekonominë dhe Mjedisin

Zhvillohet sot në Tiranë Konferenca e II Përgatitore e Forumit të 17 të OSBE-së për Ekonominë dhe Mjedisin. Në këtë konferencë diskutohet për migracionin dhe lidhjet e tij me ekonomine dhe mjedisin. Nder pjesemarresit jane Ministri i Brendshem Bujar Nishani, perfaqesuesit e trupit diplomatik te akredituar ne Shqipëri, si dhe 3 ministra të linjës që kanë lidhje me çështje përmbajtësore të Konferencës si Ministri i Ekonomisë Genc Ruli, Ministria e Integrimit Majlinda Bregu dhe Ministri i Punës Anastas Duri. Ambasadori Robert Bosch ne fjalen e tij shprehu shqetesimin per renien e te ardhurave nga emigrantet qe shkakton edhe rrezikun per rritjen e nivelit te varferise, duke ditur se Shqiperia nje pjese te burimeve financiare e ka prej shtetasve qe jetojne dhe punojne jashte atdheut. “Ekonomia boterore ka ndryshuar sic ne nuk e prisnim”, u shpreh Bosch. Nga ana e tij, ministri i Brendshem, Bujar Nishani, propozoi nenshkrimin e marreveshjes se bashkepunimit mes vendeve pritese e tranzitore per menaxhimin e levizjes se njerezve. Kryesia greke e OSBE-së ia besoi ministrisë së brendshme organizimin e këtij eventi gjigand, i cili ka rreth 170 pjesëmarrës nga 69 vende.
Advertisement