Tiranë – Tanja Fajon do të vizitojë Tiranën për liberalizimin e vizave

Friday, January 16, 2026

Vizita e saj konfirmohet nga drejtuesit e Lëvizjes Europiane në Shqipëri, sipas të cilëve, reporterja evropiane e procesit të liberalizimit të vizave, do të bëhet pjesë e një fushate informimi mbi të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga liberalizimi i vizave. Ky diskutim i hapur mësohet se do të organizohet në datën 23 tetor 2010, në mjediset e hotel “Tirana International”, dhe aty Tanja Fajon do të prezantojë rolin kyç që procesi i liberalizimit të vizave ka në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ndërkaq, të ftuar të tjerë në takim do të jenë edhe përfaqësues të OSFA, që do të flasin mbi kontributin e shoqërisë civile në këtë proces, si edhe drejtuesja e EMA-s, e cila do të prezantojë gjetjet e Raportit të Monitorimit të këtij organizmi mbi finalizimin e procesit të liberalizimit të vizave. Konkretisht, gjatë takimit, bashkëbisedimi mes studentëve dhe shoqërisë civile dhe panelistëve, do të evidentohen perceptimet dhe mundësitë që burojnë nga liberalizmi i vizave. Ky aktivitet do të mbahet në kuadër të projektit të financuar nga OSFA “Procesi i Liberalizimit të Vizave me Shqipërinë: Si ta kthejmë në një histori suksesi?”, i cili fokusohet në një fushatë informimi mbi të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga liberalizimi i vizave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -