Burg për 3 fëmijët që akuzohen për vrasjen e babait/ Hysen Meta: E bëri motra. Hygerta: Jam penduar, por s’ka kthim pas…

Gjykata e Durrësit i ka lënë në burg 3 fëmijët e Pëllumb Metës, të cilët akuzohen për vrasjen e babait të tyre.

Togat e zeza e cilësuan të ligjshëm arrestimin e Hysen Metës. Për Hygertën rëndon akuza e fshehjes dhe asgjësimit të provës.

Advertisement

Hysen Meta, 24-vjeçari që akuzohet zyrtarisht nga Prokuroria dhe Policia e Durrësit si personi që shkrepi armën 4 herë dhe vrau babain e tij, e ka përmbysur këtë version.

Në Gjykatën e Durrësit ku u mbajt seanca për masën e sigurisë, Hysen Meta tha se babain e vrau e motra, Hygerta Meta 19 vjeç.

Kjo e fundit, gjithashtu e pranishme në gjykatë, pranon se e ka qëlluar ajo me armë babain duke shpjeguar edhe dinamikën. Sipas saj, i ati e kishte kërcënuar me vrasje. 19-vjeçarja thotë se është penguar, por siç shprehet vetë ajo, “tashmë është shumë vonë”.

Hysen Meta në gjykatë: Nuk e kam bërë unë vrasjen. Të flasi ai që e ka bërë. Unë kam qenë prezent. Motra e ka qëlluar babain jo unë. Arsyeja është që donte ta fejonte mezor. Kishin debatuar shumë herë. Jo gjithmonë kam qenë prezent në debatet e tyre. Me babain marrëdhëniet jo shumë të mira. Kam qenë i hutuar dhe tronditur ndaj thashë që e kam bërë unë. Më ka ardhur keq dhe jam tronditur.

Prokuroria: Nuk kam pyetje për Hysenin sepse ai vazhdimisht ndërron qëndrim mbi ngjarjen.

Hygerta Meta: Duke qenë që ishte shumë e vështirë, frika nga policia ja lashë fajin e vrasjes vëllait. Konflikti ka nisur që në Dhjetor. I thashë jo për fejesën. Kisha frikë se nga refuzimi i fejesës se do më vriste. Ai preu bomblën e gazit dhe nuk e rregullloi, por më vonë. Në fund të Janarit më tha sërish për fejesën. Më tha që ju nuk keni për të bërë hajër ne këtë shtëpi, kishim frikë. Ka pasur konflikte dhe me mamin, e ka goditur mamin edhe kur ka qenë në gjumë për shkak se ishte zgjuar vonë. Babi ka qenë gjithmonë agresiv. Nuk e kam denoncuar nga frika, sepse kishim frikë të na vriste. Shumë herë na ka thënë do ju vras. Ai mund të paguante edhe dikë për të na vrarë.

Gjyqtarja: Si të lindi mendimi për ta vrarë babin?

Hygerta Meta: Herë më ka thënë mamaja ka thënë babi do ju vras e një herë e kam dëgjuar vetë. Unë e dija që kishte armë dhe dija momentin kur vinte nga puna. Erdhi babi nga puna ra duke pushuar, ishte me kurriz dhe mora armën, ja tregova babit. Nuk më tha gjë dhe më tha ku shkon me atë armë. Kur më tha ku shkon me të, i thashë çohu në këmbë, ai më ik andej. Unë e qëllova pas kësaj. Isha 2 metra larg. Jam penduar pasi e bëra. Por nuk ka kthim pas.

Amarildo Meta: Kam qenë në dijeni të ngjarjes. Kam qenë në punë. E dija që kishin konflikte. Kur unë vija në shtëpi babi ishte në shtëpi. Për fejesën e motrës më ka thanë motra jo babi. Njeherë që e diskutova me babin, ai iku me makinë dhe nuk e zgjati si muhabet.