Kosove – Haradinaj, institucionet nuk jane te pergatitur per te argumentuar pavaresine

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar institucionet e vendit se nuk janë serioze në përgatitjet për të argumentuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte një akt i ligjshëm. “Jemi të shqetësuar për përgatitjet për këtë ngjarje me rëndësi në kuadër të ligjit ndërkombëtar për Kosovën. Mendojmë se Kosova nuk është serioze në përgatitjet rreth kësaj teme. Nuk hetohet serioziteti i duhur për një temë si kjo. Ne mendojmë se vendimi ka qenë i ligjshëm, por besojmë po ashtu se nuk po përgatitemi si duhet ta dëshmojmë këtë”, ka thënë Haradinaj. Kreu i AAK-së po ashtu ka shfaqur bindjen se numri i njohjeve do të rritet në saje të lobimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Advertisement