Kosovë – Pacolli: AKR e gatshme për zgjedhjet e parakohshme

“Unë iu bëj thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen pasi nuk do të ketë asnjë krizë politike. Ne me mencuri do të ballafaqohemi në zgjedhjet politike”, ka pohuar Pacolli. Kreu i AKR ka nënvizuar se qytetarët këtë herë kanë shansin për të zgjedhur personat që duan dhe u ka bërë thirrje atyre që të mendohen dy herë para se të hedhin votën. Më tej, duke komentuar daljen e LDK-së nga koalicioni qeverisës, Pacolli është shprehur se ky veprim tregon se kjo parti ka punuar për interesat e saj dhe jo për ato të qytetarëve të Kosovës.

Advertisement