11 persona u arrestuan gjatë operacionit, në të cilin një oficer policie dhe një i dyshuar mbetën të plagosur nga shkëmbimi i zjarrit. Sasia e drogës ishte ndarë në 10 mijë pako, të fshehura në disa kamionë dhe shtëpi, ndërkohë që vlera e saj në rrugët e Amerikës do të kapte 340 milionë dollarë. “Konfiskimi i kësaj sasie droge është e paprecedent në vendin tonë”, ka deklaruar për gazetarët gjenerali Alfonso Durante.