Maqedoni – 4 milion euro per financimin e zgjedhjeve

Qeveria maqedonase planifikon të harxhojë rreth 4 milion euro nga buxheti për financimin e zgjedhjeve vendore dhe presidenciale. Ministria e Financave ka bërë të ditur se harxhimet e planifikuara janë të njëjta me ato të vitit të kaluar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Përveç organizimit të zgjedhjeve, Qeveria këtë muaj po harxhon edhe mjete nga buxheti për disa investime kapitale, ndërtim të rrugëve, ujësjellësve, shkollave etj. Nga ana tjetër, ekonomistët kanë paralajmëruar një situatë të rëndë në buxhetin shtetëror, për shkak të krizës së rëndë ekonomike, që ka goditur edhe vendin. Ekonomistët kanë kërkuar rishikim të buxhetit, ndërsa Qeveria ka paralajmëruar ribalancë menjëherë pas zgjedhjeve të 22 marsit, për shkak të vështirësive në grumbullimin e të ardhurave tatimore.
Advertisement