Amaneti i shqiptares për djalin para se të vetëvritej: Mos e le babin me grua tjetër në shtëpi, është djersa ime…

Friday, December 5, 2025

Dhuna dhe tradhtia në familjen shqiptare në Pirgo të Greqisë, detyroi Fatbardha Palin t’i japë fund jetës duke u vetëvarur.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes. Policia gjeti viktimën të varur me një litar pak metra larg spitalit të Pirgosit. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët thanë që nuk mundën ta shpëtonin. Shkak i vetëvrasjes së saj ishin problemet familjare dhe tradhtia e së shoqit, por edhe dhuna psikologjike e ushtruar ndaj saj.

Këtë tregon vetë viktima në një shkrim të publikuar nga vetë ajo në Facebook, ku sqaron me detaje kalvarin e problemeve të saj në familje.

Ajo thotë se i ka kërkuar ndarje bashkëshortin të saj, por ai i ka hequr lekët nga banka. Fatbardha i lë amanet djalit të saj, Xhulios që mos të lejojnë babain e tij të fusë grua tjetër në shtëpi

“Xhulio, lekët i ka Lona me Dritën se i kërkova ndarje Ilirit, hoqi lekët nga Banka, mos i ndante. Ma bëj hallall biri i mamit, me ndyrësirat nuk rrohet. Mos e bëfshin pikën e hajrit o Zot. Kadri Pali turp të kesh, erdhe acaruat Ilirin, e bëtë si vetja jote. Biri i Mamit, amanet nga mami mos e le më grua tjetër në shtëpi, është djersa ime o bir”, thotë ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -