Në një deklaratë për shtyp, De Marnhac e ka vlerësuar këtë lloj aktiviteti kriminal si një prej krimeve më të rënda që mund të bëhet ndaj individëve. “Trafikimi i qënieve njerëzore do të thotë shfrytëzim i individëve të cënueshëm nga ana e kriminelëve, që i trajtojnë personat si mallra që tregtohen me qëllim përfitimin financiar”, ka deklaruar De Marnhac. Ai ka theksuar se gjatë mandatit të tij, EULEX do të angazhohet posacërisht për të luftuar këtë lloj kriminaliteti, që sipas tij sjell fitime të mëdha dhe ka rreziqe të vogla. Kosova konsiderohet nga ekspertët ndërkombëtarë si vend origjine, tranzit dhe destinacion i viktimave të trafikut.