I ndaluari i parë mësohet të jetë Bledar Zogla, 30 vjeç, lindur dhe banues qytetin e Shkodrës, i cili ka qenë i shpallur në kërkim pasi gjykata e këtij rrethi e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Ndërsa i ndaluari i dytë mësohet se është Ndue Ujka, vjeç 19, lindur dhe banues në fshatin Sektor të komunës së Velipojës, i cili ka qenë person i shpallur në kërkim për veprat penale të “Kanosjes” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve dhe municoneve luftarake”. I ndaluari i tretë dhe i fundit, mban emrin Fatmir Hakaj, 57 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë. Mësohet se ky person ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “Pengim për ekzekutim vendimi të gjykatës” dhe kapja e tij shtetasi u bë e mundur në Tiranë. Për personat e lartpërmendur, nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale dhe materialet në ngarkim të tyre, iu kaluan për veprime te mëtejshme Prokurorisë së Shkodrës.