Lajmin e ka bërë të ditur admirali Michael Mullen, kreu i Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, në një intervistë që do të transmetohet më 15 tetor nga Bloomberg. Shkurtimet e reja prekin 20 programe të eleminuara në 2009-ën nga sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates. Këto shkurtime do të shkaktojnë në buxhetin e 2012-s një kursim prej 300 miliardë dollarësh në një periudhë afatgjatë.