Ahmadinexhad u prit në aeroportin e Bejrutit nga anëtarë të qeverisë, parlamentit dhe përfaqësues të lartë të Hezbollah. Ai u takua me presidentin vendas Mishel Sulejmani në Pallatin Presidencial dhe planifikon të mbajë edhe disa takime me liderët e tjerë në vend, si dhe me ata të Hezbollahut. Vizita e Ahmadinexhad në Liban cilësohet si provokim nga Izraeli. Ndërkohë Departamenti i Shtetit në Uashington shprehu shqetësimet e tij ndaj presidentit libanez, Sulejmani në lidhje me vizitën e Ahmadinexhad.