Kështu ka deklaruar sot kryeministri Berisha gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e qeverisë, duke dhënë detaje mbi buxhetin e vitit të ardhshëm, për të cilin ka thënë se ai duhet të jetë plotësisht në shërbim të qytetarëve të këtij vendi. Kreu i qeverisë shtoi se buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm do të përqendrohet në infrastrukturën rrugore. Sipas tij, janë 91 komuna janë të palidhura me rrugë të asfaltuara me akset kombëtare prandaj edhe 500 milionë dollarë nga fondet publike, do t’i dedikohen ndërtimit të rrugëve.