31-vjecari Florencio Avalos ishte minatori i parë që pa dritën e diellit pas 68 ditësh, ndërkohë që deri më tani në sipërfaqe kanë dalë 7 prej tyre nga 622 metra thellësi. Mediat e të gjithë botës janë përqendruar në zonë dhe transmetojnë daljen në sipërfaqe të cdo minatori. Punonjësit e galerive, priten me përqafime nga të afërmit, drejtuesit e minierës, autoritetet dhe më pas dërgohen në spital për të parë gjendjen e tyre shëndetësore. Gjatë ditës së sotme do mbërrijë në vendngjarje dhe presidenti bolivian, Evo Morales. Pas daljes në sipërfaqe të minatorëve të parë, qindra njerëz kanë dalë duke festuar në rrugët e Santiagos. Të njejtën gjë kanë bërë edhe kilianët para ambasadës së tyre në Uashington.