Tiranë – Presidenti Topi uron nisjen e vitit të ri akademik

“Sot u drejtoj një përshëndetje të veçantë pedagogëve dhe uroj të gjithë studentët shqiptarë për një vit akademik të mbarë”, mësohet të ketë thënë kreu i shtetit gjatë ceremonisë së mbajtur në universitetin e Kamzës, ku ai ishte i ftuar në kuadrin e ditës së parë të këtij viti akademik. Sipas Topit, Universiteti i Kamzës, është me një rëndësi të veçantë, duke pohuar më tej se është fakt që Universiteti i Tiranës ka modelet më të përparuara, ndaj duhet të jetë i preferuar nga të gjithë studentët. “Studentët të zgjedhin drejtimin e tyre për të ardhmen”, u ka lënë porosi kreu i shtetit studentëve shqiptarë. Sipas të dhënave, sot nisin vitin e ri akademik në të gjitha universitetet publike afro 150 mijë studentë, ndërsa vetëm për vitin e parë, janë regjistruar rreth 21000 studentë të rinj, me kohë të plotë, në 181 degë dhe profile studimi. Ndërsa janë planifikuar edhe rreth 8130 studentë me kohë të pjesshme për studimet universitare Bachelor.

Advertisement