Tiranë – Ambasadori i OSBE takohet me kreun e PS Rama: të vazhdojmë marrëdhëniet e mira

“Është thelbësore që përgatitjet administrative të nevojshme për zgjedhjet vendore të 2011-ës të fillojnë sa më shpejt. Ato duhet të jenë në përputhje me rekomandimet më të fundit të OSBE/ODIHR-it. Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme për të dhënë ekspertizën teknike të nevojshme në rrethana të tilla”, ka thënë kreu i OSBE-së gjatë takimit me kreun e PS-së. Ambasadori ka theksuar se priste “vazhdimin e marrëdhënieve të mira midis Partisë Socialiste dhe Prezencës, të bazuara në mirëbesim, bashkëpunim dhe dialog të hapur”. Nga ana tjetër Uollfarth siguroi kreun e PS se Prezenca e OSBE-së do të vazhdojë të ndjekë synimin e saj gjithëpërfshirës në përkrahje të demokratizimit, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut, si dhe të fuqizimit të institucioneve demokratike, në përputhje me parimet, standardet dhe angazhimet e OSBE-së.

Advertisement