Kili – Minatorët më pranë shpëtimit

Ministri i Minierave, Laurence Golborne ka deklaruar se pajisjet të cilat po bëjnë të mundur gërmimin janë ndërruar për të bërë fazën finale. Por ministri Golborne ka theksuar se do të duhen tre deri në tetë ditë para se kjo fazë e misionit të shpëtimit të fillojë. Ndërkohë, inxhinierët bëjnë të ditur se pusi i shpuar ndodhet 34 metra larg tunelit ku janë bllokuar minatorët. “Faza e fundit e operacionit duhet të menaxhohet me shumë kujdes”, ka deklaruar Andre Sougarret, inxhinieri që po drejton procesin.

Advertisement