Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave gruaja e lënduar, shtetasja Mimoza Grosha, ka ndërruar jetë pak momente më vonë në spital. Ndërkohë, deklarojnë burimet, bashkëshorti i saj, 34 vjecari Gjeloz Mehmetaj, është arrestuar nga uniformat blu. Burimet shtojnë më tej se nga hetimet paraprake ka rezultuar se sulmi ka ardhur si pasojë e një grindjeje për motive familjare.