Lajmin e bën të ditur agjencia zyrtare lokale, “MTI”, sipas të cilës fshati rrezikohej seriozisht nga balta toksike, e cila është përhapur me përmasa të mëdha. Ndërkohë, numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të kësaj tragjedie është ngjitur në gjashtë, pas vdekjes së një personi të plagosur dhe gjetjes së një trupi në Devecser, një nga dy lokalitetet më të prekura.