Shkodër – Ndërpritet shkarkimi në hidrocentrale

Një fakt i tillë komunikohet nga burimet zyrtare të ministrisë së Energjetikës, Transporteve dhe Telekomunikacionit. Duke bërë me dije situatën më të fundit nga hidrocentralet në vend, ato pohojnë se aktualisht kuota në hidrocentralin e Fierzës shënon 285.80 metra, ndërsa prurjet aty kanë rënë në 350 m kub/sek nga 800 m kub/sek që ishin që ditë më parë. Nga ana tjetër, në hidrocentralin e Komanit kuota e ujit në liqen shënon 173.45 metra, ndërsa prurjet në Koman shënojnë 210 m kub/sek nga 100 m kub në sek që shënuan mëngjesin e djeshëm. Por situata paraqitet më e përmirësuar hidrocentralin e Vaut të Dejës ku kuota në liqen shënon 74.76 m nga 76 m që shënon pika maksimale.

Advertisement