Zjarret në Greqi, mijëra turistë pritet të largohen…

Greqia është në luftë për të mbajtur nën kontroll zjarret në ishullin Rodos për të shtatën ditë radhazi.

Qindra zjarrfikës, të ndihmuar nga forcat nga Turqia dhe Sllovakia, luftojnë për të shuar flakët pranë fshatrave Gennadi dhe Vati në juglindje të Rodosit.

Advertisement

Zjarret shpërthyen gjithashtu në ishullin e Korfuzit, në pjesën perëndimore të Greqisë, dhe në ishullin Evia, pranë Athinës.

Rreth 20,000 njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë dhe hotelet gjatë fundjavës pasi zjarri që filloi një javë më parë u përhap dhe arriti në vendpushimet bregdetare në juglindje të ishullit.

Më shumë se 2,000 pushues u kthyen në shtëpi me avion të hënën dhe më shumë fluturime priten këtë të martë. Operatorët turistikë po planifikojnë anulime të mëtejshme të rezervimeve nga udhëtarë të huaj.

Në javët e fundit Greqia ka përjetuar temperature të larta ndërsa gjatë së mërkurës temperaturat pritet të shkojnë deri në 44 Celsius në disa zona.