Efekti Beyonce, koncerti i saj sjell rritje të inflacionit në Suedi.

Inflacioni në Suedi është rritur ndjeshëm dhe madje më shumë nga se ishte e planifikuar.

Shkak është bërë turneu botëror i këngëtares me famë botërore, Beyonce. Fillimi i turneut botëror të këngëtares në Suedi muajin e kaluar ndezi një furi të tillë kërkesash për hotele dhe ushqime në restorante, saqë është shfaqur në statistikat ekonomike të vendit.

Advertisement

Nuk ka dyshim se turneu i parë solo i këngëtares në 7 vjet shënon një moment të madh ekonomik. Të paktën një vlerësim sugjeron se ecuria mund të arrijë pothuajse 2 miliardë paund deri në kohën kur përfundon në Shtator.

Koncertet e Stokholmit, ku Beyonce performoi në një turmë prej 46,000 personash për dy netë, thuhet se tërhoqën fansa nga e gjithë bota, veçanërisht SHBA, ku luajtën një rol të rëndësishëm kursi i këmbimit të dollarit me koronën, monedha vendase suedeze.