Ceremonia mortore e Berlusconit në Duomo; i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama…

Mijëra njerëz janë mbledhur në sheshin Duomo në Milano, aty ku nën masa të rrepta sigurie po mbahet ceremonia mortore e Silvio Berlusconit.

Shumë personalitete po marrin pjesë në ceremoni, e mes tyre është edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Advertisement

Brenda katedrales së famshme në duomo do të jetë 2 mijë veta ndërsa jashtë saj mbi 10 mijë. Vetë Berlusconi në testamentin e tij ka zgjedhur që trupi i tij pas vdekjes së digjej dhe kështu do të ndodhë.

Hiri I tij do te qëndrojë në mauzoleumin e ndërtuar nga vetë Berlusconi në vilën e tij në Villa San Martino në Arcore. Ndërkohë Italia është në një ditë zie kombëtare sikurse me një pushim njëjavor të punës së Kuvendit.