Nisjen e protestave e deklaroi pas përfundimit të tryezës, kryetari i partisë “Ligj dhe Drejtësi”, Spartak Ngjela, i cili bëri me dije se “protestat do të nisin pas datës 15 tetor nëpër rrethe dhe më pas do të kulmojnë me protestën e madhe në Tiranë”. Sipas tij është gjendja e padurueshme politike dhe ekonomike që bëjnë potenciale nevojën e largimit të qeverisë me protesta të mëdha popullore. Ngjela theksoi sakaq se “Qytetarët, kërkojnë largimin me çdo kusht të qeverisë, një qeveri që duke qenë e paligjshme, pasi sipas opozitës ka vjedhur votat e zgjedhësve, vepron në mënyën më barbare të mundshme”. Pas kësaj tryeze ka folur edhe kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, i cili tha se “nuk do të jetë nevoja për protesta të dhunshme dhe protestat do të jenë të paqta e të qeta”.