Gjykata e Larte i ka kthyer organit qëndror të akuzës disa prova matriale, duke mos i regjistruar pasi, nuk kanë patur parametrat ligjore të një prove. Gjithashtu sekretariati ka kthyer edhe disa dëshmi të personave, kompjuterin e Ylli Pinarit i cili përbën një provë mjaft të rëndësishme si edhe disa kuti ku ishin disa sende nga vendi i ngjarjes të cilat nuk ishin të mbyllura dhe të dyllosura siç i parashikon ligji. Gjithashtu disa gjyqëtarë janë përjashtuar nga shorti për shkak të njohjeve dhe lidhjeve me 29 të pandehurit. Prokurorët i druhen një reagimi të të pandehurve të cilët mund të mos pranojnë asnjë nga procedurat e dorëzimit të dosjes në gjykatë.